Zyrtare: Ballkani transferon Valentin Sereben nga Cluji

Zyrtare: Ballkani transferon Valentin Sereben nga Cluji

Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e plotë të sulmuesit Valentin Serebe nga klubi rumun CFR Cluj, duke shtuar një tjetër emër cilësor në radhët e veta për edicionin e ri.

22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Suhareka dhe pritet të jetë një nga armët e reja të skuadrës në luftën për titullin e Superligës dhe në ndeshjet e kualifikimeve evropiane.

Ky transferim vjen si pjesë e përforcimeve strategjike të Ballkanit, që synon të thellojë sukseset e viteve të fundit si në arenën vendore, ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

Klubi nga Suhareka i ka uruar mirëseardhje lojtarit në radhët e veta, duke shprehur besimin se Serebe do të ketë ndikim të menjëhershëm në repartin ofensiv.

Related Articles