Tashmë është vendosur edhe zyrtarisht se skuadra e Barcelonës nuk largohet nga Superliga e Evropës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra e Barcelonës përmes një postimi zyrtar në ‘Twitter’, duke treguar arsyet se pse nuk largohet nga vendimi i marr ditë më herët.
Barcelona shkruan se futbolli ka nevojë për reforma strukturore për të garantuar qëndrueshmërinë financiare.
Kujtojmë se nga 12 klube sa ishin pjesmarrëse në themelimin e saj, Barcelona dhe Realin janë të vetmet që ende nuk janë larguar.