Zyrtare: Besnik Krasniqi rinovon kontratën me Dritën

Zyrtare: Besnik Krasniqi rinovon kontratën me Dritën

Bensik Krasniqi ka qenë fantastik te Drita në një vit e gjysmë qëndrimi te skuadra bardhekaltër.

Mbrojtësi prishtinas kishte kontratë me bardhekaltërtit deri në verë, por ai do t’i mbetet besnik Dritës deri në verën e vitit 2026.

Ka qenë faqja zyrtare e Dritës që ka konfirmuar vazhdimin e kontratës me Besnik Krasniqin edhe për dy vite të tjera.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

“Besnik Krasniqi është lojtari ynë edhe për dy vite.

Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për zgjatjen e marrëveshjes edhe për dy vite të njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit.

Fjala është për Besnik Krasniqin i cili u prezantua nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili e cilësoi si njërin prej liderëve të ekipit. Ai do te vazhdojë të jetë pjesë e jona edhe për dy vitet e ardhshme”, shkruhet në njoftim.

Related Articles