Klubi gjerman, Union Berlin ka njoftuar zyrtarisht se ka transferuar mbrojtësin Leonardo Bonucci nga Juventusi.
Befasia e sezonit të fundit në Bundesliga, Union Berlin ka vazhduar me befasi edhe në afatin kalimtar.
Pasi kanë transferuar Robin Gosens nga Interi, sot (e premte) kanë kompletuar edhe një transferim tjetër të madh nga Serie A.
Bëhet fjalë për Bonuccin, të cilin klubi kryeqytetas e ka treguar me parametra zero pas largimit të tij me marrëveshje nga Juventusi.
“FC Union Berlin ka nënshkruar me kampionin në fuqi të Evropës Leonardo Bonucci. 36-vjeçari ndryshon ambient nga kampionët rekord italian, Juventus Torino, në Alte Försterei”, thuhet në njoftim.
Qendërmbrojtësi italian thuhet se ka nënshkruar kontratë të vlefshme për një vit me mundësi vazhdimi për një vit tjetër.