Ballkani në vazon e katërt – mund të përballet me ekipe si Fenerbahce, Dinamo Zagreb, Lille, Besiktas e Aston Villa

Ballkani në vazon e katërt – mund të përballet me ekipe si Fenerbahce, Dinamo Zagreb, Lille, Besiktas e Aston Villa

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka siguruar kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ku sot (e premte) në short do të jetë në vazon e katërt, apo të fundit.

Ceremonia e shortit do të mbahet sot në orën 14:30 dhe shorti përfshin 32 ekipe – 22 fitues të “play-off”-it të Ligës së Konferencës dhe dhjetë skuadra që transferohen nga humbjes e “play-off”-it të Ligës së Evropës.

32 skuadrat do të ndahen në katër vazo, bazuar në renditjen e koeficientit të klubit.
Ballkani e nis nga vazo e katërt së bashku me klube si Breidablik, Lugano, Cucaricki, Nordsjaelland, Klaksvik, Aberdeen dhe Mostar.

Nga vazo e parë, Ballkani mund të këtë kundërshtarë si Gent, Dinamo Zagreb, Eintracht Frankfurt, Club Brugge, Fenerbahce, Lille, Ferencvaros.

Edhe në vazon e dytë ka kundërshtarë të njohur për botën e futbollit si Fiorentina, Aston Villa, PAOK, Slovan Bratislava, Maccabi Tel Aviv, Viktoria Plzen, Bodo/Glimt dhe Ludogorets që e kishte kundërshtarë në raundin e parë të Ligës së Kampionëve ku u eliminua nga bullgarët.


Sa i përket vazos së tretë edhe aty ka klube si Besiktas, Legia dhe Genk, që janë të vështirë, por edhe ekipe ndaj të cilave mund të luftojë për fitore si Astana, HJK Helsinki, Spartak Trnava, Olimpija Ljubljana dhe Zorya.

Sa i përket shortit, asnjë ekip nuk mund të luajë me një ekip tjetër nga vendi i tij. Çiftet dhe çdo kufizim tjetër do të njoftohen përpara shortit.

Ndeshjet do të konfirmohen pas shortit. Faza e grupeve luhet të enjten nga 21 shtatori deri më 14 dhjetor, duke filluar në orën 18:45 dhe 21:00.

Related Articles