Malisheva ka njoftuar se ka arritur marrëveshje që Bylbyl Sokoli ta drejtojë skuadrën.
Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit në Facebook, ku shkruan:
“Bylbyl Sokoli është padyshim njëri nga trajnerët më të mirë në Kosovë. Ka një përvojë impresive ku ka menaxhuar Top Klubet Kosovare si Prishtina, Gjilani e Llapi”.
“Gjatë përvojës së tij si trajner, ai u mësoi sportistëve disiplinë, punë të palodhur dhe përkushtim dhe kjo reflektohet jo vetëm në performancat e tyre në lojë e stërvitje, por edhe në qëndrimet e tyre në jetën e përditshme”.
“Aftësitë e tij të shkëlqyeshme të organizimit dhe menaxhimit së bashku me pasionin e tij për përsosmëri janë motivuese”.
“Arritja e marrëveshjes me trajnerin Sokoli është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit”.
“Trajnerit i urojmë mirëseardhje në klub dhe presim me padurim të punojmë me të”.