Chelsea ka kompletuar transferimin e Kalidou Koulibalyt.
Klubi londinez ka njoftuar zyrtarisht këtë të shtunë se senegalezi ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare.
Koulibaly është bërë përforcimi i dytë i Chelseat për këtë afat kalimtar të verës, pas Raheem Sterlingut.
Happy, Blues? ????#KoulibalyIsChelsea pic.twitter.com/dpPglcUqnz— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 16, 2022
“Jam shumë i lumtur që jam këtu me këtë ekip te Chelsea. Është një ekip i madh në botë dhe ëndrra ime ishte gjithmonë të luaja në Premier League. Chelsea erdhi i pari për të më marrë në 2016, por ne nuk ia dolëm. Tani kur ata erdhën tek unë, unë e pranova sepse ata me të vërtetë donin që unë të vija në Premier League për të luajtur për ta. Kur fola me miqtë e mi të mirë Edou dhe Jorginho, ata ma bënë zgjedhjen më të lehtë, kështu që jam shumë i lumtur që jam me ju sot”, tha 30-vjeçari për faqen zyrtare të klubit.
“Dua të falënderoj fansat sepse pashë shumë prej tyre në Londër dhe në aeroplan të gjithë ishin të lumtur që isha këtu. Kështu që dua t’i falënderoj ata dhe shpresoj se sezoni do të jetë vërtet i mirë dhe ne do t’i dhurojmë disa momente të mira tifozëve”, shtoi Koulibaly.
Chelsea besohet se ka paguar 40 milionë euro për transferimin e qendërmbrojtësit nga Napoli.