ZYRTARE: Cucurella prezantohet te Chelsea

ZYRTARE: Cucurella prezantohet te Chelsea

Mbrojtësi i Brightonit, Marc Cucurella, është prezantuar të premten si lojtari më i ri i Chelseat.

Cucurella ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Blutë.

Chelsea i pagoi afro 60 milionë euro Brightonit për mbrojtësin e majtë.

“Është një mundësi shumë e mirë që të luaj për një nga klubet më të mira në Evropë”, ka thënë spanjolli pas prezantimit.

Cucurella luajti sezonin e parë në Premier League me Brightonin, ku edhe shënoi një gol.

Ai është produkt i akademisë së Barcelonës, La Masia.

Related Articles