Zyrtare: Derbi Gjilani – Drita, ky është numri i tifozëve të dy skuadrave

Zyrtare: Derbi Gjilani – Drita, ky është numri i tifozëve të dy skuadrave

SC Gjilani, si nikoqire e ndeshjes derbi të javës 15-të të BKT Superligës së Kosovës në Futboll, ka bërë të ditur numrin e tifozëve që do të lejohen në stadium. Ai numër është saktësisht 1300, dhe atë në dy tribunat e gatshme për tifozëritë, njofton Gazeta Enigma.

Të mërkurën zhvillohet ndeshja derbi e javës 15-të e BKT Superligës së Kosovës në Futboll në mes të rivalëve lokal, Gjilani – Drita. Interesimi për derbin si zakonisht është jashtëzakonisht i madh në qytet e më gjërë, duke pasur parasysh rrjedhën e punimeve në tribuna, si dhe mundësive aktuale që janë për publikun e gjërë.

Siç mëson Gazeta Enigma nga burime të sigurta, numri i tifozëve është i limitum për këtë ndeshje, dhe në harmoni të plotë me rrethanat aktuale si dhe mundësitë në stadium, ndaj tribunat do të jenë të ndara prapa dy portave, 1200 vende për skuadrën nikoqire dhe 100 për atë mysafire.

Poashtu, kufizimet janë parapa të jenë të harmonizuara me vendimin e institucioneve kompetente për menaxhimin adekuat të pandemisë, dhe në harmoni të plotë me rregullat Anti-COVID, njoftojnë zyrtarë kompetent nga Sport Club Gjilani./Gazeta Enigma/

Related Articles