Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu edhe zyrtarisht janë dy futbollistët më të ri të skuadrës nga Ukraina, LNZ Cherkasy.
Faqja e klubit ukrainas ka prezantuar futbollistët kosovarë.
LNZ Cherkasy bën gara në Premier League të Ukrainës dhe momentalisht ata janë në pozitën e 10-të me 20 pikë të grumbulluara.
Skuadra e Dritës për këto dy largime ka përfituar rreth gjysmë-milioni.