SC Gjilani po përballet me largime të shumta të lojtarëve.
Së fundmi, Egzon Sinani përmes llogarisë së tij në Facebook ka lajmëruar që nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Gjilanit.
Ja postimi i tij:
Përshëndetje miq dhe dashamirë!
Me këtë shkrim dua të ju njoftoj që me përfundimin e garave Europiane ka përfunduar edhe kontrata ime me SC Gjilani , faleminderit të gjith atyre që na mbështetën në këtë rrugëtim e sidomos bashkëlojtarëve që sakrifikuan shumë për ta ngritur emrin e SC Gjilanit si në nivel vendi ashtu edhe në nivele Europiane.
Shumë shpejt do të ju informoj edhe për te rejat dhe hapat e radhës në vazhdimin e karierës time.