Zyrtare: Endrit Krasniqi mbetet te Prishtina

Zyrtare: Endrit Krasniqi mbetet te Prishtina

Mesfushori Endrit Krasniqi megjithatë ka vazhduar bashkëpunimin me Prishtinën. Ditë më parë u raportua se lojari i rëndësishëm i skuadrës dhe Prishtina kanë ndarë rrugët. Por Krasniqi ka vendosur të mbetet te Prishtina, thuhet në një njoftim të klubit të kaltër.

“Klubi dhe lojtari ditë më parë nuk arritën marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin, mirëpo e pamundura u bë e mundur duke gjetur gjuhën e përbashkët për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për vitin e ardhshëm”, ka njoftuar Prishtina.

Në 123 ndeshje me Prishtinën, Krasniqi ka shënuar 25 gola. Ka fituar disa trofe.

Me Prishtinën bashkëpunimin e ka vazhduar edhe Gledi Mici.

Related Articles