Zyrtare: FC Drita e shkarkon trajnerin grek, Vavalis

Zyrtare: FC Drita e shkarkon trajnerin grek, Vavalis

Klubi futbollistik FC Drita përmes një postimi në logarinë e tyre në Facebook kanë njoftuar se kanë mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Akis Vavalis me marrëveshje të dyanshme, raporton Gazeta “Enigma”.

“Mbyllim bashkëpunimin me trenerin Akis Vavalis. Klubi jonë FC DRITA dhe treneri Akis Vavalis kan ndërpre bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje ata kanë njoftuar se “rezultati i ndeshjes së sotme ishte ajo që uli palët për të analizuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje më të mirë për klubin”.

FC Drita e falënderon trajnerin dhe stafin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe.

“Nga të dy taboret u dakorduan që është momenti që të jetë një energji e re në krye të skuadrës. Klubi jonë FC DRITA e falënderon trenerin Vavalis dhe stafin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe ju dëshiron suksese”. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles