ZYRTARE: FC Prishtina nënshkruan me sulmuesin që i dha gol Interit

ZYRTARE: FC Prishtina nënshkruan me sulmuesin që i dha gol Interit

Sulmuesi Leotrim Kryeziu tashmë përfundimisht do të jetë lojtar i FC Prishtina. Futbollisti gjilanas ka nënshkruar për 3 vitet e ardhshme me skuadrën nga kryeqyteti.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e FC Prishtinës. Aty potencohet se ish reprezentuesi i grupmoshave U-19, Leotrim Kryeziu është transferuar nga huazimi nga FC Lugano e Zvicrës, e cila ka pasur në pronësi kartonin e lojtarit. Në njoftim thuhet poashtu se tashmë skuadra e Prishtinës ka siguruar vijën e parë të repartit ofansiv me Kryeziun, i cili do t’i bashkohet në sfidat që e presin sulmin e FC Prishtinës.

Lajmin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar babai i Leos, Xhevdet Kryeziu, i cili ka sqaruar se deri te marrëveshja ka ardhur pas insistimit të trajnerit të FC Prishtina, Zekerija Ramadani.

“Ai ka qenë i vendosur që ta ketë në radhët e skuadrës, gjegjësisht në repartin ofansiv, dhe ka insistuar me çdo kusht që ta transferoj nga Lugano, lojtar i së cilës ka qenë Leo deri sot zyrtarisht, pasi kjo skuadër ka pasur në pronësi kartonin e tij”, ka thënë ai.

Sipas tij, qendërsulmuesi Kryeziu është pritur mjaft mirë si nga shtabi teknik e lojtarët e FC Prishtinës, poashtu edhe nga grupi i tifozëve “Plisat”, ndërsa pritet të jetë në përbërje startuese kundër Ferencvaroshit të Hungarisë në ndeshjen e radhës, në kuadër të eliminatoreve për Champions League, ka thënë ai enkas për Gazeta Enigma.

Coming soon…????????Leutrim Kryeziu ????Posted by FC Prishtina on Thursday, August 27, 2020

Related Articles