FC Ferizaj ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin kroat, Andrej Panadic dhe zëvendësin e tij, Nikola Boroe.
Panadiç ishte në krye të Ferizajt tash e 7 muaj, ku në sezonin pranveror nën drejtimin e tij, skuadra arriti të mbledhë 28 pikë.
“Andrej ishte fjalë pak e punë shumë. Një mentalitet i futbollit kroat, bazuar në kërkesën kryesore të tij, përgjegjësi nga secili lojtarë në fushën e lojës”.
“E mori ekipin në një gjendje të vështirë, kur pak kush mund të besonte se do ta kapnim barazhin. Pavarësisht që misioni nuk përfundoi me sukses, Andrej Panadic do mbetet pjesë e rëndësishme e historikut të klubit tonë”.