Ferizaj ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje të re me 12 lojtarë të tyre.
Klubi që tashmë është rikthyer në BKT Superligën e Kosovës po shikon nga objektivat që të rrisë sa më shumë cilësinë në skuadër, por edhe të blindojë disa prej yjeve përkatës.
Përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook, Ferizaj bëri të ditur se Kenan Orana, Ramush Ramadani, Gzim Rusi, Bleon Shaqiri, Florim Berisha, Enis Sefa, Laurent Biba, Ergon Hyseni, Genc Berisha, Behar Bardhi, Elbasan Thaqi dhe Edison Rexhepi, kanë firmosur kontratë të re.
Më poshtë keni postimin e tyre (pa ndërhyrje):
Klubi ynë ka arritur marrëveshje me disa futbollistë të cilët e kanë vazhduar kontratën me klubin tonë edhe për edicionin 2022/23 në Superligen e Kosoves në futboll.
Klubi ka arritur marrëveshje me, Kenan Orana, Ramush Ramadani, Gzim Rusi, Bleon Shaqiri, Florim Berisha, Enis Sefa, Laurent Biba, Ergon Hyseni, Genc Berisha, Behar Bardhi, Elbasan Thaqi dhe Edison Rexhepi.
Na priftë e mbara. /Telegrafi/