Fisnik Asllani është njëri nga talentet më të mëdhenj nga Kosova që bën karrierë në Gjermani.
Sulmuesi i talentuar dy vite më parë iu bashkua Akademisë së Hoffenheim nga Union Berlin dhe ka shkëlqyer për ekipin e dytë.
20-vjeçari ka zhvilluar edhe dy ndeshje edicionin e kaluar me ekipin e parë të Hoffenheim, duke u konfirmuar besimi i klubit që ka në të.
Asllani po kalon nëpër një formë fantastike, ku me ekipin e dytë të Hoffenheim këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar dy asistime në shtatë paraqitje.
Hoffenheim i ka ofruar kontratë profesionale dhe afatgjate sulmuesit nga Kosova, i cili ka nënshkruar deri në verën e vitit 2026.
Asllani bëri debutimin e tij për ekipin e parë të TSG Hoffenheim në Bundesligë në nëntor 2021, ku ka bërë dy paraqitje të shkurtra deri më tani.
Kujtojmë që Asllani luan për grupmoshën U20 të Gjermanisë, derisa në të ardhmen mund ta përfaqësojë Kosovën.
Fisnik #Asllani verlängert seinen Vertrag bei der #TSG vorzeitig bis zum 30. Juni 2026 ✍️
Der 20-jährige Stürmer spielt seit dem Sommer 2020 im Kraichgau und ist seit Anfang 2022 fester Bestandteil des Profikaders.— TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) September 30, 2022