SC Gjilani ka raportuar se ka transferuar futbollistin Besart Krivanjeva, shkruan Gazeta Enigma.
Krivanjeva ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Gjilanit me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
26-vjeçari vjen nga skuadra e Egnatias në kampionatin shqiptar, i cili ishte nën urdhërat e trajnerit Zekirija Ramadani.
“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Besart Krivanjeva. Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi. 26 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e skuadrës së Engatias në kampionatin shqiptar, derisa më parë ka mbrojtur ngjyrat e dy skuadrave nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupit dhe Metalurgut”, ka njoftuar SC Gjilani./GAZETA ENIGMA/