Zyrtare: Gjilani siguron shërbimet e portierit Vokli Laroshi

Zyrtare: Gjilani siguron shërbimet e portierit Vokli Laroshi

Sport Club Gjilani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Vokli Laroshi, shkruan Gazeta “Enigma”.

Laroshi vjen nga klubi i Llapit në Kosovë, derisa karrierë ka bërë edhe te ekipi i Partizanit nga Tirana në Kategorinë Superiore. Gjithashtu, ai ka qenë edhe pjesë e grumbullimit të ekipi kombëtar të Shqipërisë U21.

Ai i është bashkuar menjëherë ekipit në seancat stërvitore, duke u vënë në dispozicion të stafit teknik.

Gardiani 23 vjeçar nga Tirana ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë pjesë të klubit gjilanas deri në verën e vitit 2027.

Related Articles