Pritjes i ka ardhur fundi dhe Ilir Daja është prezantuar ditën e sotme si trajneri i ri i Dinamos.
Tekniku 57-vjeçar, vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Ballkanin për t’u rikthyer përsëri si dinamovit.
Daja ka dalë ditën e sotme para mediave, në konferencë për shtyp.
Trajneri i njohur ka mbajtur fjalën e tij të si trajner i Dinamos, por ka folur edhe për derbin e nesërm që do të luajnë ndaj Partizanit.
Kujtojmë që Daja përveç Ballkanit në Kosovë, ka drejtuar edhe shumë ekipe në Shqipëri.
57-vjeçari ka drejtuar Dinamon, Besën e Kavajës, Tiranën, Skënderbeun, Flamurtarin dhe Partizanin.