Presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca ka dhënë dorëheqjen pasi goditi me grusht gjyqtarin Halil Umut Meler në fund të ndeshjes me Rizesporin.
Faruk Koca, i cili tashmë është arrestuar, tha se ishte i pikëlluar me atë çfarë kishte bërë.
Ndërsa Meler ishte shtrirë në tokë, ai gjithashtu u godit me shkelm në kokë të paktën një herë.
Deklarohet për herë të parë gjyqtari që u rrah nga presidenti i klubit turk, Ankaragucu.
Koca ka bërë të ditur dorëheqjen e tij përmes një deklarate në faqen e klubit.
“Asgjë nuk mund të legjitimojë apo shpjegojë dhunën që kam kryer”, thuhet në reagimin e tij.
Calhanoglu reagon pas sulmit që iu bë gjyqtarit në Turqi.
“Fushat sportive duhet të jenë vendi i konkurrencës xhentëlmenësh. Çdo qëndrim që hedh hije mbi lojën e ndershme, duke përfshirë edhe timin, nuk duhet të jetë i pranishëm në stadiume”.
Meler u shtrua në spital me një frakturë të lehtë pranë syrit, por nuk është në gjendje të rëndë.
The president of the Turkish Football Federation has called the attack on referee Halil Umut Meler shameful and said that 'enough is enough' after suspending football in the country indefinitely. pic.twitter.com/0K13yhh5V7— Sky Sports News (@SkySportsNews) December 12, 2023