Juventus ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Paolo Monteros si trajner të përkohshëm, pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit të premten pas finales së të Kupës së Italisë ndaj Atalantës.
Allegrit iu ndërpre mandati i dytë i Juventusit pasi shpërtheu në ndeshjen kundër Atalantas , përpara se të bënte një sërë kërcënimesh ndaj redaktorit të gazetës Tuttosport në tunelin e ‘Stadio Olimpico’.
Kontrata e tij do të skadonte në verën e vitit 2025, megjithëse shumë besonin se ‘Bianconerët’ do t’i jepnin fund partneritetit një vit përpara përfundimit të afatit.
Tani përmes një komunikate zyrtare, Juventusi ka njoftuar se Montero do ta drejtojë ekipin në dy ndeshjet e mbetura në ligë.