Zyrtare: Kupa e Botës për klube do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

Zyrtare: Kupa e Botës për klube do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

FIFA ka njoftuar se organizimi i Kupës së Botës për Klube i është dorëzuar Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gara do të zhvillohet në Abu Dhabi, në fillim të vitit 2022. Kompeticioni duhej të zhvillohej në Japoni, por, duke pasur parasysh numrin e madh të rasteve pozitive të Covid-19, vendi japonez hoqi dorë nga organizimi.

Cheslea, Al Ahly, Auckland City dhe Al Jazira, janë skuadrat tashmë të garantuara për një vend në Kupën e Botës për Klube, të cilave do t’u bashkohen tri skuadra: Al Hilal ose Pohang Steelers, Flamengo ose Palmeiras dhe América ose Monterrey.

Related Articles