Lisandro Martinez është lojtari më i ri i Manchester United, i cili do të rivihet nën urdhrat e Erik ten Hag.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë djajtë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se palët kanë firmosur një kontratë 5-vjeçarë me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Martinez i ka kushtuar United 55 milionë euro, plus 10 milionë të tjera në formë bonuses, me Ajax që ka mbushur kështu arkat e klubit nga shitja e yllit të skuadrës.
“Manchester United është i kënaqur të njoftojë se klubi ka arritur marrëveshje me Ajax-in për transferimin e mbrojtësit argjentinas Lisandro Martinez”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e klubit anglez.
Vetëm pak ditë më parë, United zyrtarizoi edhe blerjen e mesfushorit danez, Christian Eriksen nga Brentfordi.