ZYRTARE: Liverpooli transferon mesfushorin Wataru Endo

ZYRTARE: Liverpooli transferon mesfushorin Wataru Endo

Klubi anglez, Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Wataru Endo nga Stuttgarti.

Pas largimit të James Milner, Naby Keita dhe Alex Ox-Chamberlain, por edhe Jordan Hendersonit dhe Fabinhos, Liverpooli kishte nevojë për përforcime.

Reds transferuan Alexis McAllister nga Brighton dhe Dominik Szobozsalai nga RB Salzburg, por tani kanë shtuar edhe një lojtar tjetër me tipare mbrojtëse.

Bëhet fjalë për japonezin, Wataru Endo, i cili vjen nga Stuttgarti dhe ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Reds.

“Liverpool ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar Wataru Endo nga VfB Stuttgart me një kontratë afatgjatë”

“Reprezentuesi japonez do të bëhet nënshkrimi i tretë i të kuqve gjatë verës pas finalizimit të kushteve personale dhe përfundimit me sukses të testeve mjekësore”.

“Endo do të marrë fanellën e klubit me numër 3 dhe ai mezi pret të fillojë kapitullin e ri të karrierës së tij në Anfield”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit.

Sipas mediave angleze, Endo ka nënshkruar për tri vite dhe i ka kushtuar Liverpoolit rreth 19 milionë euro.

Related Articles