Përfaqësuesja e Malit të Zi ka publikuar listën e lojtarëve që do të luajnë në ndeshjet e muajit tetor.
Kryetrajneri, Miodrag Raduloviç, ka ftuar 29 futbollistë për ndeshjet ndaj Libanit dhe Serbisë.
Pjesë e listës është edhe mesfushori i cili po shkëlqen në futbollin e Kosovës me skuadrën e Ballkanit, Edvin Kuç, raporton Gazeta Enigma.
Mesfushori i Ballkanit është ftuar për herë të parë tek kjo përfaqësuese.
Kujtojmë që Kuç është pjesë e Ballkanit që nga viti 2019, ku ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë në Superligën e Kosovës.
Mali i Zi miqësoren ndaj Libanit e luan me 12 tetor në Podgoricë. Pesë ditë më vonë, me 17 tetor në Beograd do të përballet me Serbinë.
/Gazeta Enigma/