Sulmuesi i krahut, Nazmi Gripshi dhe mesfushori ofensivë, Meriton Korenica ishin lojtarët kryesor në triumfimin e Ballkanit në këtë sezon në Superligë.
Falë paraqitjeve të mira në këtë sezon, klubi nga Suhareka i ka shpërblyer me kontrata të reja të dy futbollistët.
Ballkani kanë njoftuar se Gripshi dhe Korencia do të jenë pjesë e klubit deri në vitin 2023 duke ia vazhduar kontratën për tre vite, shkruan Gazeta Enigma.