Tashmë gjithçka është e zyrtarizuar. Romelu Lukaku i bashkohet Napolit.
Kjo u bë e ditur nga vet klubi italian në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.
30 milionë euro plus shtesa do të paguajë Napoli drejt Chelseat për shërbimet e sulmuesit belg.
Lukaku do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me klubin italian.
Ai dëshironte vetëm Napolin dhe ribashkimin me ish-trajnerin e tij, Antonio Conten dhe tashmë marrëveshja është kompletuar.