Elton Cale është largimi i radhës nga klubi i Gjilanit, shkruan Gazeta “Enigma”.
Futbollisti brazilian e ka komunikuar informacionin përmes një publikimi në llogarinë e tij.
Cale u transferua te Gjilani tre vite më parë nga klubi i Tiranës, ndërkohë që mbyll aventurën te ‘kuqebardhët’ duke qenë si njëri ndër lojtarët më të dashur te tifozët.
“Shkuan tre vite. Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e SC Gjilanit, faleminderit shumë tifozëve dhe qytetit, të cilin familja ime dhe unë e duam shumë. Është koha të ju them lamtumirë. Faleminderit shumë”, ka shkruar 35 vjeçari.
/Gazeta Enigma/