UEFA ka zbuluar emrat e lojtarëve kandidatë për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.
Lojtarët të nominuar për këtë çmim nga UEFA janë: De Bruyne, Jorginho dhe Kante.
Jorginho është kandidati favorit për të fituar këtë çmim pas suksesit të arritur me Chelsean duke fituar Champions League dhe Supërkupën e Evropës, dhe me kombëtaren e Italisë arriti të triumfojë në Kampionatin Evropian ” Euro 2020“.
Kante poashtu ka sukseset e njëjta me klubin e Chelseat duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Supërkupën e Evropës, kurse De Bruyne ka fituar Premierligën dhe Supërkupën e Anglisë me Manchester Cityn.
Kujtojmë se këtë çmim sezonin e kaluar e kishte fituar, Roberto Lewandowski.
Ceremonia e shpalljes së fituesit është me 26 gusht në Stamboll.