Skuadra e Ligës së Parë, FC Suhareka është duke i paralajmëruar kundërshtarët e Grupit A, se në sezonin e ardhshëm do të jenë konkurrentë të fortë për t’u shpallur kampion në këtë ligë, në mënyrë që të inkuadrohen në Superligë.
Suhareka brenda pak minutave ka zyrtarizuar transferimin e dy lojtarëve, Mevlan Zekën dhe Yll Hoxhës.
Pas Mevlan Zekës, Suhareka e ka zyrtarizuar edhe transferimin e mbrojtësit të majtë, Yll Hoxha, raporton Gazeta Enigma.
Yll Hoxha u largua nga SC Gjilani si lojtar i lirë. /GAZETA ENIGMA/