“Pse po i largon pijet”/ Plas sherri në lokalin “n’Tetsh” në Fushë Kosovë, theren me thikë 3 persona

“Pse po i largon pijet”/ Plas sherri në lokalin “n’Tetsh” në Fushë Kosovë, theren me thikë 3 persona

Sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një incident në lokalin “n’Tetsh” në Fushë Kosovë, ku tre persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e goditjeve me thikë, pasi u përfshinë në një përleshje. Dy prej tyre janë edhe persona të dyshuar për rastin dhe tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, bashkë me një person tjetër.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se gjithçka ndodhi teksa të dyshuarit ishin duke konsumuar pije alkoolike dhe u kapën me të dyshuarin tjetër, ku për pasojë konflikti verbal eskaloi në dhunë e në përdorimin e thikës.

I dyshuari kryesor, i moshës së mitur i ka goditur me thikë dy prej të dyshuarve dhe personin që ndodhej me ta, duke iu shkaktar lëndime të rënda, çka i mllefosi ata dhe u përleshën fizikisht.

Personat që pësuan lëndime trupore janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tyre, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshëm ligjore.

Related Articles