Zyrtare: Presidentja Osmani të martën takon Erdoganin

Zyrtare: Presidentja Osmani të martën takon Erdoganin

Presidenca turke, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se presidenti turk, Taip Erdogan do të takojë të martën, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, e cila po qëndron në vizitë zyrtare në këtë shtet, rapporton Gazeta “Enigma”.

Aty theksohet se Osmani po qëndron në Turqi me ftesë të Presidentit Erdogan. “Do të adresohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Turqisë dhe Kosovës si dhe do të shkëmbehen pikëpamje për të çuar përpara bashkëpunimin bilateral” thuhet në njoftim.

“ Gjatë vizitës së parë zyrtare të Presidentes së Kosovës  Osmani -Sadriu në Turqi, do të diskutohen zhvillimet aktuale bilaterale dhe ato në Ballkan” thekson njoftimi.

Presidentja Osmani po qëndron në Turqi nga e shtuna. Po këtë ditë, bëri publike një fotografi në komapninë turke që prodhon dronë. / Gazeta Enigma.

Related Articles