Ekipi i femrave të klubit të famshëm zviceran, Basel, ka njoftuar transferimin e futbollistes nga Kosova, Qëndresa Krasniqi.
Futbollistja e njohur nga Kosova është rikthyer edhe një herë në Evropë, pasi është transferuar nga EP-COM Hajvalia te Baseli.
Është vet klubi zviceran që ka njoftuar transferimin e futbollistes 29-vjeçare.
“Ekipi i femrave FC Basel 1893 sot nis përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit me një fytyrë të re në skuadër: Qëndresa Krasniqi kalon në gjirin e Rhine nga klubi më i mirë kosovar EP-COM Hajvalia”.
“Mesfushorja 29-vjeçare dhe reprezentuesja shqiptare ka nënshkruar kontratë me FCB deri në verën e vitit 2026”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran.