Riza Durmishi është bërë futbollist i ri i skuadrës së Leganesit që bën gara në La Liga 2.
Futbollisti shqiptar, që luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë, është huazuar nga Lazio, ndërsa do ta ketë mundësinë e vazhdimit.
Durmishi bëhet transferimi i shtatë i skuadrës spanjolle.
28-vjeçari luajti në të kaluarën në La Liga me Real Betisin për dy sezone, duke zhvilluar 54 ndeshje zyrtare. Pati tri gola të shënuar e shtatë asistime.
Me Përfaqësuesen e Danimarkës ka 23 ndeshje të luajtura.