Ndeshja e kthimit mes Serbisë dhe Shqipërisë për kualifikueset e Kupës së Botës do të luhet në Beograd, në stadiumin “Rajko Mitić” (ish-Marakana), dhe jo në Leskovac, siç u spekulua më herët për të ulur tensionet e derbit ballkanik.
Federata e Futbollit e Serbisë ka konfirmuar vendimin përmes rrjeteve sociale, duke njoftuar se sfidat kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të zhvillohen në kryeqytet.