Bournemouth ka shkarkuar trajnerin Scott Parker tri ditë pas humbjes së turpshme prej 9-0 nga Liverpooli në kuadër të Premierligës.
41-vjeçari iu bashkua skuadrës së Bournemouthit në verën e vitit 2021 pasi kjo skuadër u ngjitë në Premierligë.
Presidenti i klubit të Bournmouthit, Maxim Demin ka thënë se vendimi për të shkarkuar Parkerin është marrë për të mirën e ekipit.
Bournemouth ka grumbulluar tri pikë nga katër ndeshje.
Në xhiron e radhës luajnë ndaj Wolvesit./GAZETA ENIGMA/
AFC Bournemouth can announce that the club has parted company with head coach Scott Parker.— AFC Bournemouth ???? (@afcbournemouth) August 30, 2022