Zyrtare: “Special One” merr drejtimin e klubit të njohur evropian

Zyrtare: “Special One” merr drejtimin e klubit të njohur evropian

Benfica ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Jose Mourinhos si trajner i ekipit të parë të futbollit.

Në një komunikatë zyrtare, klubi portugez njoftoi se ka arritur marrëveshje me Jose Mourinhon për të nënshkruar një kontratë pune sportive të vlefshme deri në fund të sezonit 2026/27. Ai do ta derjtojë klubin edhe në Ligën e Kampionëve.

Sipas dokumentit, 10 ditë pas përfundimit të sezonit 2025/26, të dyja palët – si Benfica SAD ashtu edhe trajneri – do të kenë mundësinë të zgjedhin nëse duan ose jo ta vazhdojnë bashkëpunimin për sezonin vijues, në të njëjtat kushte të kontratës ekzistuese.

Me këtë vendim, Mourinho rikthehet në futbollin portugez pas më shumë se dy dekadash karriere ndërkombëtare në klubet më të mëdha evropiane.Jose Mourinho ka drejtuar më parë Benfican, në fillimet e tij, ndërsa më pas mori timonin e União de Leiria.

Nga aty ai shpertheu te Porto, duke i harpu rrugën e klubeve gjigante evrpaine sii Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Manchester United. Së fundmi ka ka drejtuar Tottenhamin, Romën dhe Fenerbahcen.

Jose Mourinho është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit, ku ka fituar 26 trofe madhorë gjatë karrierës, përfshirë Ligën e Kampionëve me Porton dhe Interin, Ligën e Evropës me Manchester United, Ligën e Konferencës me Romën, si dhe tituj kampion në Portugali, Angli, Itali e Spanjë. 

Related Articles