Trepça ’89 ka bërë të ditur se ka transferuar mbrojtësin e krahut të majtë, Gentrit Dumanin, raporton Gazeta Enigma.
Dumani iu ka bashkuar skuadrës nga Mitrovica nga Prishtina i cili kaloi gjysmë sezoni te kjo skuadër, por u largua për shkak të minutazhës së vogël te kryeqytetasit.
Gentrit Dumani ka luajtur te skuadra si Flamurtari, Drenica, Malisheva dhe së fundmi FC Prishtina.
“Dumani luan pozitën e mbrojtësit të majtë dhe ka një karier të pasur në Futbollin Kosovar, ai ka luajtur në ekipe të ndryshme në Futbollin Kosovar si KF Flamurtari, KF Drenica, KF Malisheva dhe së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës”, ka njoftuar FC Prishtina.