Zyrtare: Xavi Hernandez do të vazhdojë si trajner i Barcelonës sezonin e ardhshëm

Zyrtare: Xavi Hernandez do të vazhdojë si trajner i Barcelonës sezonin e ardhshëm

Pas takimit të sotëm dhe këmbënguljes së Laportës që ai të qëndrojë, Xavi ka pranuar kushtet e Barçës dhe do të vazhdojë si trajner i klubit edhe për sezonin e ardhshëm, raporton Gazeta Enigma.

Joan Laporta: “Njoftoj se Xavi do të vazhdojë edhe për një sezon. E dimë që më herët ka lajmëruar largimin, por kemi folur dhe do ta vazhdojë këtë projekt. Ai është ambicioz dhe pasionant.”

“Xavi ka shprehur gëzimin e tij për të qëndruar në Barça, për të vazhduar këtë projekt dhe për t’u përmirësuar së bashku. Ne jemi të emocionuar. Është një lajm i shkëlqyer për Barçën”.

“Stabiliteti është çelësi për projektet e suksesshme, Xavi është një Barcelonist i vërtetë. Ne ndajmë këtë ndjenjë: Barça në krye të mendjes së tij”. ka thënë presidenti i klubit katalunas në konferencë për media.

Related Articles