Ish-ndihmësi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Xhengis Rexhepi, do të jetë trajner i skuadrës së Lirisë për sezonin 2022/23.
Ekipi nga Prizreni të premten e ka zyrtarizuar Rexhepin, i cili tha se synimi i tij me Lirinë është rikthimi në Superligën e Kosovës në futboll.
“Është nder e privilegj të drejtoj një skuadër me nam, siç është Liria. Objektivi parësor mbetet kthimi në elitë. Liria dhe qyteti i Prizrenit, por dhe Kosova e meriton dhe e ka për nder që një ekip i tillë të jetë në Superligë. Me punë dhe angazhimin e të gjithëve besoj në sukses”, tha Rexhepi pas firmosjes së kontratës, detajet e së cilës nuk janë bërë të ditura.
Sezonin e fundit, Rexhepi ka qenë në krye të ekipit nga Maqedonia e Veriut, Besa. Ndërsa, në Kosovë ka drejtuar skuadrat si Dukagjini e Llapi.