Asamblisti i Kuvendit Komunal në Rahovec nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sinan Kryeziu, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në këtë Komunë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së në Rahovec, njëkohësisht kryetar i kësaj komune, Smajl Latifi.
“Sinan Kryeziu, master i juridikut, drejtimi Kushtetues Administrativ, i angazhuar si një aktivist në shërbim të qytetarëve, i zgjedhur prej tyre anëtar (asamblist) i Kuvendit Komunal në Rahovec, deri tash ka qenë pjesë e grupit të këshilltarëve nga VV, e nga sot është pjesë e AAK-së”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i plotë i Latifit:
Sinan Kryeziu, master i juridikut, drejtimi Kushtetues Administrativ, i angazhuar si një aktivist në shërbim të qytetarëve, i zgjedhur prej tyre anëtar (asamblist) i Kuvendit Komunal në Rahovec, deri tash ka qenë pjesë e grupit të këshilltarëve nga VV, e nga sot është pjesë e AAK-së.
Përkushtimi i madh dhe rezultatet tona konkrete dhe të vazhdueshme në qeverisje komunale, rrisin dhe forcojnë besimin te çdo qytetar e aktivist që është i përcaktuar t’i shërbejë interesit të përgjithshëm publik.
Kolegu ynë Sinan, mirë se erdhe në AAK, në vizionin tonë të qartë. Së bashku t’i japim edhe më shumë qytetarëve tanë dhe vendit tonë!
Faleminderit për besimin!
Na priftë mbarë e për suksese të reja!
Urime qytetarë!
Urime Aleancë!