Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 18 pacientë të infektuar me COVID-19, derisa shtatë pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, raporton Gazeta Enigma.
Nga spitali njoftojnë se asnjë pacientë që është i infektuar me COVID-19 nuk është në CPAP.
Ndërkohë që në nivel vendi, janë 2 mijë e 380 raste aktive me koronavirus.
Numri total i rasteve pozitive është 107.405 raste nga 609.350 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.