Kërcënimi i Haxhiut ndaj Tahirit, reagon Asociacioni i Komunave

Kërcënimi i Haxhiut ndaj Tahirit, reagon Asociacioni i Komunave

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, për kërcënimin me ngritje të kallëzimit penal ndaj kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, nëse nuk ndalen punimet e rifilluara në pronën e “Hotel Vicianum”, raporton Gazeta Enigma.

Në reagimin e KK-së thuhet se sulmet e ministres ndaj kryetarit janë të papranueshme dhe përmes tyre ajo tenton të ushtrojë ndikimin e saj.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës shpreh shqetësimin dhe reagimin e vetë si organizëm i të gjithë Kryetarëve të Komunave të Kosovës lidhur me gjuhën kërcënuese në rrjetet sociale të Ministres së Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu ndaj Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë z.Xhafer Tahiri. Sigurojmë znj. Haxhiu që secili Kryetar i Komunës, e edhe z. Xhafer Tahiri, si kryetar i Komunës së Vushtrrisë janë të gatshëm për bashkëpunim me nivelin qendror duke respektuar ligjin dhe ndarjen e kompetencave e përgjegjësive në mes të nivelit lokal dhe nivelit qendror”, thuhet në reagim.

Tutje, AKK i ka bërë thirrje ministres Haxhiu të tërheq kërcënimet ndaj kryetarit Tahiri.

SULMET E MINISTRES NDAJ KRYETARIT TË KOMUNËS JANË TË PAPRANUESHME DHE TENTIM NDIKIMIAsociacioni i Komunave të Kosovës…Posted by Asociacioni i Komunave të Kosovës on Monday, May 31, 2021

Related Articles