​Ministri Mehaj udhëton sot për në ShBA

​Ministri Mehaj udhëton sot për në ShBA

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj do të udhëtojë sërish sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Mehaj ja njoftuar se do të marrë pjesë në 10-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror në mes Kosovës dhe shtetit të Iowas-s.

Ministri Mehaj atje do të takohet me guvernatorin e Iowa-s, Kim Reyndols, si dhe senatorë e kongresmenë, përfaqësues nga Iowa.

“Sot u nisa përsëri në SHBA për një event shumë të veçantë. Këtë fundjavë do të festojmë së bashku në Des Moines, 10 vjetorin e Programin e Partneritetit Shtetëror në mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-s. Me këtë rast, do të takohem me guvernatoren e Iowa-s, znj.Kim Reyndols, si dhe me senatorë e kongresmenë, përfaqësues nga Iowa”, ka treguar Mehaj.

Aktivitet festive do të organizohen për të shënuar këtë 10-vjtetor, siç e quan Mehaj të rëndësishme për të dyja vendet. Në këto aktivitetet do të marrë pjesë edhe ministri Mehaj.

Mehaj ka theksuar se partneritet mes dy vendeve në mes dy forcave është storia më e shkëlqyeshme dhe faktori më i rëndësishëm për të gjitha sukseset dhe të arriturat e FSK-së.

“Vizitën do të vazhdojë edhe me pjesëmarrjen në aktivitetet festive që do të organizohen për të shënuar këtë jubile shumë të rëndësishëm për dy vendet. Partneriteti ynë ndërshtetëror në përgjithësi dhe në mes dy forcave në veçanti, është storia më e shkëlqyeshme dhe faktori më i rëndësishëm për të gjitha sukseset dhe të arriturat e deritashme të FSK-së. Partneriteti ynë me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Ushtrinë Amerikane, Byronë e Gradës Kombëtare dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s, do të jetë vazhdojë dhe intensifikohet edhe më tej, me partneritet të përjetshëm”, tha ai. /Gazeta Enigma.

Related Articles