Komuna e Prishtinës do ta organizojë sot aktivitetin më të ri kulturor për qytetarët e saj – Festën e Deklaratës së Kushtetutshmërisë.
Në një postim në Facebook thuhet se ky aktivitet mbahet si vazhdimësi e traditës për të afruar qytetarët me hapësirën e përbashkët publike.
Aktiviteti mbahet në rrugën “2 Korriku”, me Orkestrën “2 Korriku” duke filluar nga ora 12:00.
“Si vazhdimësi e traditës për të afruar qytetarët me hapësirën e përbashkët publike, kjo festë organizohet për herë të parë në kryeqytet, pas përqafimit të ngrohtë që qytetarët i kanë dhënë aktiviteteve të llojit të tillë.
Të shtunën, me 2 korrik, në rrugën “2 Korriku”, me Orkestrën 2 Korriku!
Prishtina feston ditën e deklaratës kushtetuese të Kosovës.
18:00 Dj Performance
19:35 Gillespie
20:45 Orkestra 2 Korrik”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, sot mbushen 32 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.
Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.
Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.