Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se një person ka vdekur si pasoj e infektimit nga COVID-19, në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Enigma.
Nga 2.138 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas MSh-së, sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346.
Në total numri i rasteve aktive është 439. /Gazeta Enigma.