1 vit pas zgjedhjeve, Prizreni pa nënkryetar të komuniteteve (VIDEO)                

1 vit pas zgjedhjeve, Prizreni pa nënkryetar të komuniteteve (VIDEO)                

Prizreni është komuna më multietnike, por edhe një vit pas zgjedhjeve s’ka nënkryetar për pakicat.

Këtë pozitë nuk po mund ta zë askush pavarësisht gatishmërisë së kryetarit Shaqir Totaj që një zëvendës i tillë do t’i hiqte goxha gajle nga koka. Ai tri herë mori iniciativë për ta emëruar një të tillë por dështoi, njofton Klan Kosova.

I fundit që u nominua për këtë pozitë ishte nga komuniteti boshnjak sipas një udhëzimi administrativ të MAPL-së, por nuk fitoi besimin e asamblistëve të minoriteteve.

E kjo sipas përfaqësuesit turk, bie në kundërshti me një raport të nxjerrë nga Avokati i Popullit.

Mos unifikimin e 3 boshnjakëve e 3 turqve në asamble e kritikon edhe shoqëria civile. Në të kaluarën ky post udhëhiqej me rotacion nga dy taboret.

Related Articles