10 persona asfiksohen nga tymi i një zjarri në Shtime, tre prej tyre po trajtohen në emergjencën e Ferizajt

10 persona asfiksohen nga tymi i një zjarri në Shtime, tre prej tyre po trajtohen në emergjencën e Ferizajt

10 persona janë asfiksuar në Shtime si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer të shtunën në rrethana të panjohura, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas njoftimit të Policisë tre prej tyre janë duke u trajtuar në qendrën emergjente në Ferizaj.

Po ashtu nga ky zjarr janë djegur edhe dy vetura dhe disa mjete pune.

“ZJARRVËNIE- Shtime / 30.08.2025 – 14:20. Si pasojë e zjarrit i cili ka shpërthyer në rrethana të panjohura janë asfiksuar 10 perona të cilëve u është ofruar tretman mjekësor, tre prej të cilëve kanë vazhduar tretmanin në QE-Ferizaj, po ashtu janë djegur edhe dy vetura dhe disa mjete pune-pronë e dy ankuesve kosovarë. Dëmet janë të konsiderueshme ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, njofton Policia përmes raportit 24-orësh. /Gazeta Enigma/

Related Articles