10 vjet negociata për liberalizim, kosovarët ende të izoluar

10 vjet negociata për liberalizim, kosovarët ende të izoluar

Dhjetë vite më parë, Kosova kishte nisur tentativat e para për heqjen e vizave, raporton Gazeta “Enigma”.

Ndonëse negociatat me Komisionin Evropian filluan 10 vite më parë, Kosova sipas këtij organi ka përmbushur kriteret e saj për ta fituar liberalizimin, por një gjë e tillë vazhdon të zvarritet nëpër dyert e BE-së.

Sot, ende qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në Evropë pavarësisht se shteti i ka përmbushur kriteret për liberalizim e se ky komision ka përkrahur një gjë të tillë.

Negociatat u nisën më 19 janar 2012. Vendi, pos kritereve të zakonshme, u përball edhe me disa tjera shtesë. Ndër më në zë ishte çështja e demarkacionit me Malin e Zi, që u përmend vazhdimisht si kusht për liberalizim vizash.

Për dallim nga Kosova, Shqipërisë e Bosnjës u janë dashur nga tre vjet, ndërsa Maqedonisë, Malit të Zi e Serbisë nga dy vjet, sipas një grafike të postuar nga Instituti Epik. / Gazeta Enigma.

Related Articles